Image
Image
Merrni para nga jashtë Shqipërisë me M-Pesa

Tani me Vodafone M-Pesa nёse tё afёrmit tuaj ndodhen jashtё vendit, ata mund t’ju dёrgojnё para nё Shqipёri. Transferta e parave kryhet ne moment dhe me komisione shumë të ulta, direkt në celularin tuaj në çdo kohë.

Tashmë në partneritet me WorldRemit dhe Skrill, operatorë të trasfertave monetare në të gjithë botën, ju ofrojmë të gjithë individëve që jetojnë jashtë Shqipërisë siguri në transfertat që ata kryejnë drejt Shqipërisë.

Kush përfiton nga funksionaliteti i ri i transfertave ndërkombëtare të parave

  1. Klientët Vodafone (parapagesë apo me kontratë) që kanë apo jo një llogari M-Pesa dhe dëshirojnë të marrin para nga jashtë Shqipërisë.
  2. Çdokush që jeton jashtë Shqipërisë dhe që është duke kërkuar një mënyrë më të sigurt dhe të shpejtë për të dërguar të holla në Shqipëri.
  3. Klientët Vodafone, të afërmit e të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe dërgojnë vazhdimisht të holla në Shqipëri.

Dërgimi i parave zgjat vetëm pak minuta dhe mund të kryhet nga një kompjuter ose telefon celular. Në momentin që merret konfirmimi që transfeta është kryer, marrësi do të njoftohet me një SMS për shumën e dërguar si dhe të dhënat e dërguesit.
Promocioni është i vlefshëm deri në datën 30 Prill 2017.

Pyetje të shpeshta

Ky shërbim i mundëson cdo mbajtësi të një karte krediti/debiti të transferojë para online nga llogaria e tij bankare drejt çdo klienti Vodafone M-Pesa ose thjesht klienti Vodafone, nëpërmjet platformës online Skrill dheWorldRemit.
Skrill dheWorldRemit janë disa nga operatorët më të mëdhenj në botë për transfertat online të parave, ndër platformat më të sigurta për transaksionet online. Për më shumë informacion vizitoni faqet zyrtare www.skrill.com dhe www.worldremit.com
Mjafton të jeni klient Vodafone Albania.
Nëse jeni i regjistruar në M-Pesa ju e keni automatikisht këtë shërbim, pra nuk duhet të bëni ndonjë kërkesë shtesë.
Gjithashtu ju mund të regjistroheni në shërbimin M-Pesa në momentin që ju vjen dërgesa e parave nga jashtë, në mënyrë që të tërhiqni paratë.
Për të pritur para nga jashtë, ju duhet të jeni klient Vodafone Albania. Sapo të kryhet dërgesa, juve do ju mbërrijë një SMS e detajuar mbi këtë dërgesë.
Nëse jeni i regjistruar në M-Pesa ju mund të shkoni të bëni tërheqjen e parave pranë çdo pike Vodafone kudo në Shqipëri.
Nëse nuk jeni të regjistruar në M-Pesa, duhet të regjistroheni paraprakisht në shërbimin M-Pesa. Pasi të regjistroheni e gjithë shuma do të kalojë në llogarinë tuaj M-Pesa si para elektronike. Ju duhet të regjistroheni në M-Pesa brenda 30 ditëve nga momenti i njoftimit me SMS.
Nëse nuk regjistroheni brenda 30 ditëve në M-Pesa nga momenti që ju vjen njoftimi me SMS, fondet do të rikthehen automatikisht tek dërguesi, kështu që ju nuk do të keni më mundësinë të keni akses në to dhe t’i tërhiqni.
Menjëherë sapo transferta përfundon me sukses nga dërguesi, si klient M-Pesa, paratë do të kalojnë direkt në llogarinë tuaj M-Pesa dhe njëkohësisht do të njoftoheni me SMS. Fondet transferohen dhe kreditohen në llogarinë M-Pesa në kohë reale.
SMS ju njofton mbi emrin e dërguesit, vendin nga dërgohen paratë, shumën, datën/orën si dhe numrin e veprimit.
Ju si pritës i transfertës, duhet të jeni klient Vodafone M-Pesa ose thjesht klient Vodafone që të mund të prisni para nga jashtë nëpërmjet shërbimit M-Pesa.
Aktualisht ju vetëm mund të prisni transferta parash nëpërmjet shërbimit M-Pesa. Në një fazë tjetër do të mundësohet edhe shërbimi ku ju mund të dërgoni para nga Shqipëria në vende të tjera, nëpërmjet M-Pesa. Ne do t’ju mbajmë në dijeni për çdo risi të këtij shërbimi nëpërmjet të gjitha kanaleve.
Aktualisht të afërmit tuaj mund të transferojnë para vetëm nëpërmjet shërbimit online. Së shpejti do të mundësohet edhe shërbimi i dërgesës nga pika fizike. Ne do t’ju mbajmë në dijeni për çdo risi të këtij shërbimi nëpërmjet të gjitha kanaleve.
  1. Të jetë i lidhur në internet
  2. Të hyjë në faqen www.skrill.com ose www.worldremit.com ose të përdorë aplikacionin World Remit i cili ofrohet për sistemet operative android dhe ios;
  3. Të plotësojë të gjithë fushat e kërkuara në veçanti fushat e detyrueshme të indikuara me *;
  4. Të ketë kartën e debitit/ kreditit në dispozicion.
Për marrjen e vlerës ne llogarinë tuaj M-Pesa nuk ka asnjë tarifë shtesë dhe të gjithë komisionet paguhen nga dërguesi. Nëse do të tërhiqni shumën e dërguar, ju do të paguani tarifat standarte për tërheqje, në varësi të shumës që do të tërhiqni. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Tarifa e transfertës së parave nga platformat online WorldRemit dhe Skrill ndryshon në varësi të:
a) shumës së dërguar
b) vendit nga dërgohen paratë
Dërguesi informohet respektivisht për tarifat në platformën online si dhe për kursin e këmbimit që aplikohet përpara se të konfirmojë dërgimin e pagesës.
Pavarësisht monedhës që përdor dërguesi, fondet në Shqipëri do të mund t’i tërhiqni vetëm në lekë nga llogaria juaj M-Pesa.
Jo, ju nuk mund të përzgjidhni valutën. Shumën mund ta tërhiqni vetëm me Lekë nga llogaria juaj M-Pesa.
“Veprimi numër 65085 i datës 23-12-2015 ora 15:00 skadoi. Ju nuk mund të keni më akses në fondet që ju janë dërguar nga Z./Zj. Emër Mbiemër nga Italia. Ju ftojmë të bëheni pjesë e Vodafone M-Pesa – Mënyra më e Re e Transferimit të Parave duke u regjistruar në pikën më të afërt M-Pesa.”
Ky SMS ju informon se kanë kaluar 30 ditë nga momenti që jeni njoftuar për dërgimin e parave dhe tashmë nuk keni akses në fonde apo mundësi tërheqje.
Të gjithë ofertat e aplikueshme për këtë shërbim dhe validiteti i tyre, komunikohen në fletëpalosjet e dedikuara të produktit si edhe në çdo kanal tjetër komunikimi.
Mjafton të vizitoni çdo dyqan apo pikë shitje Vodafone kudo në Shqipëri në mënyrë që të kryeni tërheqjen e parave tuaja.