Kontakto

M-Pesa është një shërbim inovativ elektronik i transferimit të parave, i cili e kthen telefonin tuaj celular në një portofol elektronikë nga ku ju mund të dërgoni dhe të merrni para. Ajo transformon numrin tuaj celular Vodafone në një portofol elektronik dhe ju jep mundesinë për të bërë transaksione dhe kontrolluar shpenzimet tuaja 24 orë çdo ditë. Ky shërbim është sjellë tek ju nga Vodafone, ofruesi më i madh i shërbimit të telefonisë.
Vodafone M-Pesa ju lejon të trasferoni para elektronike në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të sigurtë nëpërmjet përdorimit të SMS-ve. Kostoja e shërbimit është shumë konkuruese, sidomos kur krahasohet me shërbimet e tjera të transferimit të parave.
  1. Depozitë parash
  2. Tërheqje parash
  3. Dërgim parash drejt çdo numër celulari në Shqipëri
  4. Rimbushje elektronike për numrat Vodafone me parapagesë
  5. Pagesë faturash
Klientët regjistrohen për marrjen e shërbimit në çdo dyqan Vodafone dhe më pas depozitojnë të holla në këmbim të parave elektronike. Ata mund t’i përdorin si dëshirojnë këto para duke dërguar drejt familjes apo miqve te tyre. Çdo transaksion M-Pesa është i sigurtë, pasi është I lidhur me një kod personal PIN si dhe me një SMS konfirmuese. marrësi merr paratë elektronike në kohë reale dhe njoftohet me nje SMS konfirmuese per kete transaksion. Ai mund t’i ktheje ato ne cash duke vizituar një agjent M-Pesa. Klientët mund të përdorin shërbimin për aktivitete të tjera si të paguajnë faturat, të kryejne rimbushje të numrit të tyre celular apo çdo numri tjetër Vodafone dhe të administrojnë llogarinë.
Agjentët M-Pesa janë të autorizuar të ofrojnë shërbimet e mëposhtme:
  • Hapjen e llogarisë M-Pesa
  • Të japin informacion dhe zgjidhje në lidhje me M-Pesa
  • Të ndihmojnë në depozitimin / tërheqjen e parave nga llogaria juaj M-Pesa
  • Të ndihmojë në plotësimin e formularit Kërkesë Shërbimi për çdo ndryshim në lidhje me llogarinë tuaj M-Pesa
Është i nevojshëm një numër celular aktiv Vodafone dhe një dokument i vlefshëm identifikmimi (kartë identiteti ose pasaportë). Asnjë pagesë nuk nevojitet për t'u regjistruar për këtë shërbimin.
Ju duhet të jeni të paktën18 vjeç për të përdorur shërbimin.
Jo. Ju mund të jeni thjesht përdorues i një numri celular Vodafone dhe të regjistroheni në M-Pesa. Nëse ju jeni edhe zotërues i ligjshëm i atij numri, atëherë ju do mund të përdorni M-Pesa në mënyrë më të zgjeruar.
Jo, ju nuk duhet të keni balancë minimale për llogarinë juaj M-Pesa.
Jo, ju nuk mund të zotëroni më shumë se një llogari M-Pesa.
Jo, nuk ka asnjë mundësi që llogaria M-Pesa të shkojë nën zero, pra në debit.
Nëse ju humbni kartën tuaj SIM paratë tuaja do të vazhdojnë të jenë te sigurta për shkak se të gjitha transaksionet duhet të konfirmohen nëpërmjet kodit tuaj të sigurisë PIN, për ruajtjen e të cilit jeni përgjegjës vetëm ju. Llogaria juaj Vodafone M-Pesa mund të ri-aktivizohet.
Përdorimi i menusë M-Pesa *555# është falas ndërsa tarifat ndryshojnë në varësi të llojit të transaksioneve. Klientët tarifohen vetëm për veprimet të cilat kanë përfunduar. Nuk ka asnjë pagesë shtesë për mbërritjen e SMS-ve konfirmuese të transaksioneve tuaj. Tarifat do të jetë në dispozicionin tuaj në momentin e regjistrimit dhe mund të gjënden edhe këtu.
Vodafone M-Pesa ofron një shërbim të thjeshtë, të sigurt dhe të shpejtë të transferimit të parave. Ajo është projektuar posaçërisht për të përfituar konsumatorët të cilët nuk kanë akses në banka për shkak se ata nuk kanë një llogari bankare ose sepse nuk kanë akses në degët e bankës së tyre për shkak të largësisë gjeografike. Çdo veprim është e mundur të kryhet duke përdorur një aparat telefoni celular që i mundëson klientëve tanë të dërgojnë para kurdo dhe kudo në Shqipëri. Fondet transferohen në kohë reale dhe çdo transaksion është i mbrojtur nëpërmjet një kodi PIN. Kjo e bën atë më të shpejtë dhe më të sigurt se shërbimet informale të transferimit të parave.
Vodafone M-Pesa është një shërbim i sigurtë. Të gjitha transaksionet janë të mbrojtur nga një kod PIN dhe dërguesit dhe marrësit, të dy marrin SMS konfirmuese kur një transaksion është përfunduar. Gjithashtu Shërbimi i Dedikuar për Klientët M-Pesa do të kërkojë një sërë informacionesh personale për të vërtetuar indentitetin e telefonuesit.
Shumica e transaksioneve të gabuara mund të shmanget duke kontrolluar nëse numri është i saktë në hapin kur kërkohet konfirmimi për të. Nëse paratë i dërgohen personit të gabuar, klientët duhet të kontaktojnë Shërbimin e deidkuar për Klientët M-Pesa brenda 3 orëve nga momenti që ata kanë marrë konfirmimin me SMS mbi transaksionin. Ata do të kontaktojnë marrësin dhe vetëm pas konfirmimit nga ana e marrësit, fondet do të trasferohen në llogarinë e dërguesit.
Jo, në këtë fazë ne nuk ofrojnë shërbim ndërkombëtar të transaksioneve, por ajo do të jetë shumë shpejtë pjesë e portofolit tonë.
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni llogarinë tuaj M-Pesa në qoftë se lidhja juaj me Vodafone pezullohet, skadon ose në qoftë se ju vendosni të merrni shërbim në një operator tjetër . Pasi numri juaj Vodafone është pezulluar balanca në M-Pesa mund të kërkohet vetëm nëpërmjet plotësimit të një formular kërkese. Në rast se ju vendosni të kaloni numrin tuaj në një operator tjetër ju do të keni mundësi për të tërhequr paratë në llogarinë tuaj M-Pesa duke plotësuar një formular në një agjent M-Pesa duke siguruar dokumentat e kërkuara.
Po, ju mund të kryeni rimbushje elektronike për çdo numër celular Vodafone.
Jo. M-Pesa mund të arrihen nga çdo lloj aparati celular.
Ju lutem kontrolloni nëse hapesira e mesazheve është plot, dhe nuk lejon mesazhe te tjerat; nëse jo, atëherë ju mund të raportoni të njëjtën gjë për shërbimit tonë të klientëve në 08000555 ose në mpesainfo.al@vodafone.com. Në rast të ndonjë problemi teknik, do të ndërmeren . veprime të nevojshme.
Ju duhet të telefononi qendrën e shërbimit të klientit në 08000555 dhe pas miratimit të suksesshëm ata do t’ju japin një PIN të ri.
Një klient M-Pesa i regjistruar mund të depozitojë, të tërheqë dhe të transferoje para duke përdorur llogarinë e tij/saj M-Pesa. Një klient M-Pesa i paregjistruar është ai i cili nuk ka hapur një llogari M-Pesa dhe mund të përdorë rrjetin e agjentëve M-Pesa vetëm për të tërhequr paratë e dërguara nga një klient i regjistruar.
Po, klientët e paregjistruar do të duhet të tërheqin paratë brenda 7 ditëve kalendarike nga data e transferimit. Në rast se paratë nuk janë tërhequr ato do të kreditohen përsëri në llogarinë e dërguesit, pas zbritjes së tarifës së aplikueshme.
Në momentin e tërheqjes janë të nevojshëm konfirmi me SMS për marrjen e parave nga dërguesi që përmban informacion mbi kodin e kuponit në dispozicion, marrësi i paregjistruar duhet të paraqesë SMS + një mjet identifikues të vlefshëm.
Në një rast të tillë, dërguesi mund të telefonojë shërbimin e dedikuar për klientët M-Pesa dhe t’i drejtojë një kërkesë për ridërgim të kodit të kuponit përmes SMS.
Klientit do ti kërkohet të tërheqë paratë e marra sepse të gjitha tarifat e transaksioneve tashmë janë paguar nga dërguesi. Në rast se klienti dëshiron të mbajë shumën e marrë në llogarinë e tij të re ai duhet të pranojnë se paratë në llogarinë e tij të sapokrijuar do të jenë subjekt i tarifave të tërheqjes për klientët e regjistruar.
Po, ju mund të përdorni llogarinë tuaj M-Pesa edhe kur jeni në roaming. Ju mund të kryeni transaksione me M-Pesa edhe duke qënë në roaming, por ju sugjerojmë që funksionalitetin e “Tërheqjes së të Hollave” të mos e përdorni, pasi ky transaksion kërkon prezencën tuaj në një dyqan Vodafone për t’u kompletuar me sukses.
Thjesht fare, mjafton të hyni në menunë M-Pesa *555#, zgjidhni opsionin 4. Paguaj faturë dhe me pas opsionin 2. UK Tirane. Vendosni të dhënat saktesisht siç ju kërkohen në menu.
Tarifa fikse për pagesën e faturës së UKT nëpërmjet M-Pesa është 20 Lekë. Gjatë tre muajve të parë të shërbimit, ju mund ta përfitoni atë FALAS. Pra për çdo pagesë të faturës së UKT nëpërmjet M-Pesa gjatë tre muajve të parë nga dita e hedhjes në treg të shërbimit, ju nuk do të paguani asnjë kosto shtesë.
Sigurisht që po. Ju mund të paguani faturat tuaja apo të të afërmve tuaj nëpërmjet M-Pesa, mjaton që llogaria juaj M-Pesa të jetë aktive, shuma e faturës të mos tejkalojë ndonjë nga limitet e llogarisë suaj M-Pesa si dhe të keni balancë të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
Jo. Nëpërmjet llogarisë suaj M-Pesa ju mund të paguani vetëm faturën korrente të UKT.
Për çdo pagesë të kryer me M-Pesa ju merrni një SMS konfirmuese e cila përmban numrin e veprimit, shumën e paguar dhe destinacionin e kryerjes së pagesës, (në rastin konkret UKT).
Thjesht fare, mjafton të hyni në menunë M-Pesa *555#, zgjidhni opsionin 4. Paguaj faturë dhe me pas opsionin 2. OSHEE. Vendosni të dhënat saktësisht siç ju kërkohen në menu. Për më shumë mund t’i referoheni videos orientuese këtu
Jo, ju nuk do të paguani asnjë kostë shtesë për pagesën e faturës së OSHEE nëpërmjet M-Pesa.
Sigurisht që po. Ju mund të paguani faturat tuaja apo të të afërmve tuaj nëpërmjet M-Pesa, mjaton që llogaria juaj M-Pesa të jëtë aktive, shuma e faturës të mos tejkalojë ndonjë nga limitet e llogarisë suaj M-Pesa si dhe të keni balancë të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
Po. Ju mund të paguani faturat e prapambetura të OSHEE me M-Pesa dhe përveç “Totalit”të saj edhe kamatë vonesat e aplikuara për atë faturë.
Si çdo pagesë tjetër që kryeni për OSHEE; mjafton që më parë të keni shlyer detyrimin e faturës dhe më pas hyni në menunë M-Pesa, zgjidhni opsionin 3 per OSHEE dhe vendosni vlerën e kamatë vonesës si dhe numrin e faturës për të cilën është aplikuar kjo kamatë vonesë. Gjithashtu ju mund të paguani edhe vlerën e plotë të detyrimit principal (“Totali për t’u paguar në faturë’) plus kamatë vonesë në një transaksion të vetëm.
Për çdo pagesë të kryer me M-Pesa ju merrni nje SMS konfirmuese e cila përmban numrin e veprimit, shumën e paguar dhe destinacionin e kryerjes së pagesës, (në rastin konkret OSHEE).
Ky shërbim i mundëson cdo mbajtësi të një karte krediti/debiti të transferojë para online nga llogaria e tij bankare drejt çdo klienti Vodafone M-Pesa ose thjesht klienti Vodafone, nëpërmjet platformës online Skrill, WorldRemit ose PostFinance.
Skrill, WorldRemit dhe PostFinance jane disa nga operatorët më të mëdhenj në botë për transfertat online të parave , ndër platformat më të sigurta për transaksionet online. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare www.skrill.com www.worldremit.com dhe www.postfinance.ch.
Mjafton të jeni klient Vodafone Albania.
Nëse jeni i regjistruar në M-Pesa ju e keni automatikisht këtë sherbim, pra nuk duhet të bëni ndonjë kërkesë shtesë.
Gjithësesi ju mund të regjistroheni në shërbimin M-Pesa edhe në momentin që ju vjen dërgesa, në mënyrë që të tërhiqni paratë.
Për të pritur para nga jashtë ju duhet të jeni klient Vodafone Albania. Sapo të kryhet dërgesa, juve d’ju mbërrijë një SMS e detajuar mbi këtë dërgesë, por që të keni mundësi për t’i tërhequr ato, duhet të regjistroheni në shërbimin M-Pesa. Pasi të regjistroheni e gjithë shuma do të kalojë në llogarinë tuaj M-Pesa si para elektronike.
Ju duhet të regjistroheni në M-Pesa brenda 30 ditëve nga momenti i njoftimit me SMS.
Nëse nuk regjistroheni brenda 30 ditëve, nga momenti që ju vjen njoftimi me SMS, fondet do të kalojnë automatikisht tek dërguesi, kështu që ju nuk do të keni më mundësinë të keni akses në to dhe t’i tërhiqni.
Menjëherë sapo transferta përfundon me sukses, si klient M-Pesa, paratë do të kalojne direkt në llogarinë tuaj M-Pesa dhe njëkohësisht do të njoftoheni me SMS. Fondet transferohen dhe kreditohen në llogarinë M-Pesa në kohë reale.
SMS ju njofton mbi emrin e dërguesit, vendin nga dërgohen paratë, shumën, datën/orën si dhe numrin e veprimit.
Ju si pritës i transfertës, duhet të jeni klient Vodafone M-Pesa ose thjeshtë klient Vodafone që të mund të prisni para nga jashtë nëpërmjet shërbimit M-Pesa
Aktualisht ju vetem mund të prisni transferta parash nëpërmjet shërbimit M-Pesa. Në një fazë tjetër do të mundësohet edhe shërbimi ku ju mund të dërgoni para nga Shqipëria në vende të tjera, nëpërmjet M-Pesa. Ne do t’ju mbajmë në dijeni për çdo risi të këtij shërbimi nëpërmjet të gjitha kanaleve.
  1. Të jetë i lidhur në internet
  2. Të hyjë në faqen www.skrill.com ose www.worldremit.com ose të përdorë aplikacionin World Remit i cili ofrohet për sistemet opetative android dhe ios, apo në faqen www.postfinance.ch.
  3. Të plotësojë të gjithë fushat e kërkuara.
Nëse do të tërhiqni shumën e dërguar, ju do të paguani tarifat standarte për tërheqje, në varësi të shumës që do të tërhiqni. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Tarifa e transfertës së parave nga platformat online World Remit dhe PostFinance ndryshon në varësi të:
a) shumës së dërguar
b) vendit nga dërgohen paratë
Dërguesi informohet respektivisht për tarifat në platformen online si dhe për kursin e këmbimit që aplikohet.
Pavarësisht monedhës që përdor dërguesi, fondet në Shqipëri do të mund t’i tërhiqni vetëm në lekë nga llogaria juaj M-Pesa.
Jo, ju nuk mund të përzgjidhni valutën. Shumën mund ta tërhiqni vetëm me Lekë nga llogaria juaj M-Pesa.
“Veprimi numer 65085 i dates 23-12-2015 ora 15:00 skadoi. Ju nuk mund te keni me akses ne fondet qe ju jane derguar nga Z./Zj. Emer Mbiemer nga Itali. Ju ftojme te beheni pjese e Vodafone M-Pesa - Menyra me e Re e Transferimit te Parave duke u regjistruar ne piken me te afert M-Pesa.”
Ky SMS ju informon se kanë kaluar 30 ditë nga momenti që jeni njoftuar për dërgimin e parave dhe tashmë nuk keni akses në fonde apo mundësi tërheqje.