Si përdoret

Në mënyrë që të përfitoni nga shërbimi M-Pesa ju duhet të jeni përdorues i një numri Vodafone.

Si fillim ju duhet të regjistroheni e më pas të aktivizoni llogarinë tuaj M-Pesa. Pas kësaj ju mund të kryeni depozita në llogarinë tuaj, për të patur akses në të gjitha shërbimet e M-Pesa.

Regjistrimi

Regjistrimi në M-Pesa kryhet pranë një agjenti të autorizuar M-Pesa, ku do të plotësohet një formular regjistrimi bazuar në dokumentin tuaj identifikues. Në përfundim të procesit do të merrni një SMS me kodin fillestar PIN.

Aktivizimi i llogarisë

Aktivizimi i llogarisë tuaj M-Pesa mund të kryhet duke hyrë në menunë M-Pesa nga telefoni juaj, thjesht duke formuar *555# dhe të zgjidhni opsionin aktivizo, e të ndiqni hapat që ju kërkohen në ekran.

Depozitimi

Depozitimi i të hollave në llogarinë tuaj M-Pesa mund të kryhet pasi të keni përfunduar hapin e aktivizimit të llogarisë M-Pesa. Për të kryer një depozitë, duhet të drejtoheni tek një agjent i autorizuar M-Pesa, i cili do të përkthejë në para elektronike shumën që ju do të depozitoni në M-Pesa.